Vazhdojnë torturat e PYD/YPG-së në Siri

PYD-ja, e cila ndërmori një sulm me raketa ndaj një vendbanimi civil në Azez të Afrinit, në Menbixh vrau duke torturuar dy civilë.

Vazhdojnë torturat e PYD/YPG-së në Siri

Vazhdojnë torturat e PYD/YPG-së, që është fraksion i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, ndaj popullatës civile.

PYD-ja, e cila ndërmori një sulm me raketa ndaj një vendbanimi civil në Azez të Afrinit, në Menbixh vrau duke toruturuar dy civil.

Sulmin me raketa terroristët e ndërmorën nga Afrini drejt vendbanimeve civile nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane.

Në këtë sulm të ndërmarrë me një numër të madh të raketave u shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Forcat e Armatosura të Turqisë, të cilat iu kundërpërgjigjen sulmit, goditën pozicionet e organizatës terroriste me artileri.

Organizata terroriste PKK/PYD në Menbixh rrëmbeu 25-vjeçarin Hannan al-Xherive dhe 23-vjeçarin Abbud al-Minhan, të cilët i vrau në mënyrë barbare duke i torturuar.

Trupat e pajetë të të rinjve në fjalë u gjetën në fshatin Kebir Imo.

Pas ngjarjes mes fisint Bubenna dhe terroristëve të PKK/PYD-së u jetua një konflikt i armatosur, ndërsa populli doli nëpër rrugë.

Kuvendi i Lartë i Fiseve dhe Klaneve siriane bëri thirrje për kryengritje për largimin e PKK/PYD-së nga kjo zonë.

Dhuna në Menbixh u protestua edhe në Xherablus të çliruar vitin e kaluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë me operacionin Mburoja e Eufratit.

Protestuesit, të cilët reaguan ndaj dhunës së PKK/PYD-së, deklaruan se “Ne kemi të afërmit tanë në Menbixh dhe janë nën presionin e fortë të terroristëve. Së fundmi terroristët vranë dy vëllezër tanë. Banorët e Xherablusit ndodhen krahë për krahë me popullin e Menbixhit. Presim që edhe Menbixhi të çlirohet me një operacion si Mburoja e Eufratit dhe kërkojmë që PKK/PYD-ja të largohet nga Menbixhi”.


Fjalët Kyçe: PKK , PYD/YPG , Siri , Menbixh , Xherablus , Azez , Afrin , tortura , vrasje

Lajme të ngjashme