Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Siri - Të paktën 14 të vrarë si pasojë e sulmeve ajrore në Idlib

Në sulme e ndërmarra gjatë muajti të fundit në Idlib, që është shpallur zonë jokonfliktuale, kanë humbur jetën 110 civilë.

Siri - Të paktën 14 të vrarë si pasojë e sulmeve ajrore në Idlib

Të paktën 14 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të ndërmarra në disa fshatra të qytetit sirian, Idlib.

Mustafa Haxh Jusuf, drejtor i Mbrojtjes Civile në Idlib (Helmetat e Bardhë), në një deklaratë tha se, "Si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve rusë mbrëmë në Han es-Subul humbën jetën 9 persona, ndërsa u plagosën të paktën 10 persona".

Duke vënë në duke se sulmet që në objektiv kanë vendbanimet civile vazhdojnë ende Haxh Jusuf tha se "Avionët luftarak rusë sulmuan fshatrat Kefer Battih dhe Serce të Idlib ku humbën jetën të paktën 5 persona, në mesin e të cilëve 2 gra dhe një fëmijë".

“Të plagosurit janë transferuar në qendrat shëndetësore të rajonit”, deklaroi Haxh Jusuf, ndërsa shtoi se edhe qendra e mbrojtjes civile në Eriha janë dëmtuar dhe janë në gjendje të papërdorueshme për shkak të sulmeve ajrore.

Nga burimet e mbrojtjes civile në Idlib, mësohet se gjatë muajit të fundit në zonën jokonfliktuale të Idlibit kanë humbur jetën të paktën 110 civilë.



Lajme të ngjashme