“2018-a mund të jetë viti i krizës më të madhe”

Ministrja britanike e Zhvillimit Ndërkombëtar, Penny Mordaunt tha se në vitin 2018 mund të ndodhë një nga krizat më të këqija humanitare në botë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“2018-a mund të jetë viti i krizës më të madhe”

Sipas lajmit të “The Telegraph”, Ministrja e Zhvillimit Ndërkombëtar në Angli, Penny Mordaunt ka thënë se, "2017-a ishte një vit i krizave të tmerrshme humanitare, por viti 2018 mund të jetë më i zymtë".

Departamenti i Mbretërisë së Bashkuar për Zhvillimin Ndërkombëtar ka filluar përgatitjet për ti transferuar 21 milionë dollarë shtesë Zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Koordinimin e Ndihmave Humanitare (OCHA).

Thuhet se ky fond do të përdoret për të përmirësuar kushtet shëndetësore duke furnizuar me ujë 13 milionë njerëz në zonat problematike dhe për të përmbushur nevojat ushqimore të 9 milion njerëzve.

Zëvendësi i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Emergjencave, Stephen O'Brien tha se në mars bota kaloi krizën më të madhe humanitare që nga viti 1945.



Lajme të ngjashme