Të paktën 12 të vdekur gjatë protestave antiqeveritare në Iran

Të paktën 12 persona janë konfirmuar të vdekur në të gjithë Iranin pas protestave antiqeveritare që filluan javën e kaluar, njoftoi sot televizioni shtetëror iranian...

Të paktën 12 të vdekur gjatë protestave antiqeveritare në Iran

Të paktën 12 persona janë konfirmuar të vdekur në të gjithë Iranin pas protestave antiqeveritare që filluan javën e kaluar, njoftoi sot televizioni shtetëror iranian.

I njëjti burim bëri me dije se mbi 200 është aktualisht edhe numri i të arrestuarve në shkallë vendi.

Ndërkohë, një deputet iranian i tha agjencisë iraniane të lajmeve, “ILNA”, se të arrestuarve u janë gjetur armë, municione dhe eksplozivë.

Qeveria iraniane ka bërë kufizime në rrjetet sociale për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të protestave.

Mijëra iranianë kanë dalë në rrugë që nga e enjtja e kaluar për të protestuar koston e lartë të jetesës, papunësinë në rritje, korrupsionin dhe rolin e vendit të tyre në politikat e Lindjes së Mesme.



Lajme të ngjashme