SHBA – Komisioni Federal i Komunikimeve shfuqizon ligjin për neutralitetin e internetit

Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) në SHBA votoi të enjten për të shfuqizuar ligjet e neutralitetit të internetit të epokës Obama...

SHBA – Komisioni Federal i Komunikimeve shfuqizon ligjin për neutralitetin e internetit

Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) në SHBA votoi të enjten për të shfuqizuar ligjet e neutralitetit të internetit të epokës Obama. Mbështetësit e tyre shprehen se këto shërbejnë për të mbrotjur konsumatorët, por furnizuesit e internetiti i shohin si rregulla të tejkaluara.

FCC-ja votoi 3 kundër 2 për të shfuqizuar rregullat e neutralitetit të internetit, të vendosura në vitin 2015 gjatë mandatit të ish-presidentit Barack Obama.

Komisionerët që mbështetën këtë nismë shprehen se këto rregulla kanë mbytur inovacionin dhe kanë penguar shpërndarjen e shërbimeve në zonat rurale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky vendim e kthen internetin në ato që quhen rregullore të lehta, për të cilat komisionerët shprehen se e ndihmuan atë të lulëzojë. /ATSH



Lajme të ngjashme