Egjipt – Sheiku i Universitetit Al-Azhar përkrah palestinezët në çështjen e Jerusalemit

Sheiku i Universitetit Al-Azhar të Egjiptit, Ahmed el-Tayeb, i dërgoi mesazhe përkrahjeje popullit palestinez...

867656
Egjipt – Sheiku i Universitetit Al-Azhar përkrah palestinezët në çështjen e Jerusalemit

Sheiku i Universitetit Al-Azhar në Egjipt i dërgoi mesazhe përkrahjeje popullit palestinez.

Sheiku i Universitetit Al-Azhar në Kajro të Egjiptit, Ahmed el-Tayeb, bëri të ditur se mbështet përpjekjet e popullit palestinez për formimin e një shteti të pavarur me kryeqytet Jerusalemin.

Sipas deklaratës së bërë nga Universiteti Al-Azhar, Sheiku Tayeb, që realizoi një bisedë telefonike me kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, vuri theksin në përkrahjen e dhënë popullit palestinez për formimin e një shteti të pavarur me kryeqytet Jerusalemin.

Ndërkaq, Haniyeh foli me lëvdata për qëndrimin e Sheikut Tayeb në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Jerusalemin duke e cilësuar atë si një hap historik dhe të guximshëm.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, në një konferencë për shtyp të organizuar në Shtëpinë e Bardhë më 6 dhjetor, bëri të ditur se ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe se ka urdhëruar zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem.



Lajme të ngjashme