Anglia në alarm "portokalli" për stuhinë "Carolina", e shoqëruar me dëborë dhe ngrica

Pothuajse e gjithë Britania e Madhe, përfshirë Londrën, ndodhet në darën e të ftohtit dhe të reshjeve të dendura të dëborës, të shkaktuara nga stuhia "Carolina", ndërkohë që ditët e kaluara kishte "gjunjëzuar" Irlandën e Veriut dhe Skocinë...

Anglia në alarm "portokalli" për stuhinë "Carolina", e shoqëruar me dëborë dhe ngrica

Pothuajse e gjithë Britania e Madhe, përfshirë Londrën, ndodhet në darën e të ftohtit dhe të reshjeve të dendura të dëborës, të shkaktuara nga stuhia "Carolina", ndërkohë që ditët e kaluara kishte "gjunjëzuar" Irlandën e Veriut dhe Skocinë.

Probleme janë regjistruar me trafikun rrugor dhe ajror.

Zyra britanike e meteorologjisë, "Met Office", lëshoi alarmin "portokalli" fillimisht në Uells dhe pastaj në pjesën më të madhe të ishullit.

Ndërkohë, reshjet e dëborës kanë arritur deri në 30 centimetra, ndërsa temperaturat kanë zbritur deri në -140C. /ATSH



Lajme të ngjashme