Erdogan bisedon në telefon me Papën për Jerusalemin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka zhvilluar një bisedë telefonike me udhëheqësin shpirtëror të katolikëve, Papa Françesku në lidhje me zhvillimet e fundit në Jerusalem.

Erdogan bisedon në telefon me Papën për Jerusalemin

Të dy liderët shkëmbyen mendime dhe konfirmuan se ishin të një mendimi për ruajtjen e statuskuosë në Jerusalem dhe krijimin e një shteti palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor brenda kufijve të vitit 1967.

Në fjalën që kishte mbajtur në një audiencë të përgjithshme, organizuar të mërkurën në sallën Papa Pali VI në Vatikan, Papa ishte ndalur në veçanti në planin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Jerusalemin dhe kishte bërë thirrje për respektim të statusit të qytetit (Jerusalemit) ne bazë të rezolutës së Kombeve të Bashkuara (OKB) duke thënë: “Mendimet e mia tani janë me Jerusalemin. Nuk mund të hesht përballë shqetësimit të thelle që ndjek për shkak të situatës që është shfaqur ditët e fundit atje”.

 


Lajme të ngjashme