Rusi – Zakharova: SHBA-ja po e shtyn Korenë e Veriut drejt një katastrofe

Rusia akuzoi të enjten Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po e shtyjnë Korenë e Veriut drejt një katastrofe duke e vendosur në listën e shteteve që mbështesin terrorizmin...

Rusi – Zakharova: SHBA-ja po e shtyn Korenë e Veriut drejt një katastrofe

Rusia akuzoi të enjten Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po e shtyjnë Korenë e Veriut drejt një katastrofe duke e vendosur në listën e shteteve që mbështesin terrorizmin.

“Veprime të tilla dhe fakti për ta shtyrë situatën në buzë të humnerës rrezikojnë që të përfundojnë me një katastrofë të madhe, jo vetëm në nivel rajonal, por edhe botëror”, paralajmëroi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.

“Vendimi i Uashingtonit nuk ndihmon në uljen e tensioneve në gadishullin korean”, shtoi ajo gjatë një konference për shtyp.

“Kjo i ngjason më shumë një veprimi intimidues, një qasje mediatike, ndërkohë që duhet një përqëndrim mbi punën diplomatike që duhet të sjellë një rregullim të situatës”, theksoi ajo.

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të hënën se SHBA-ja kishte vendosur të përfshijë sërish Korenë e Veriut në listën e zezë të shteteve që mbështesin terrorizmin, për të rritur presionin kundër programit të saj bërthamor. /ATSH



Lajme të ngjashme