Egjipt – Sulm me bombë në një xhami, të paktën 85 të vdekur dhe 75 të plagosur

Dhjetëra persona kanë gjetur vdekjen të premten si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një xhamie në gadishullin egjiptian të Sinait...

Egjipt – Sulm me bombë në një xhami, të paktën 85 të vdekur dhe 75 të plagosur

Të paktën 85 persona kanë gjetur vdekjen të premten si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një xhamie në gadishullin egjiptian të Sinait.

Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit bëri me dije se të paktën 75 persona janë plagosur gjithashtu në këtë sulm duke shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të viktimave.

Sulmi në Xhaminë Al-Rawdah, në qytezën Bir al-Abd të provincës Arish, u ndërmor gjatë falje së namazit të xhumasë.

Sipas dëshmitarëve okularë, terroristët hodhën bombë në mesin e besimtarëve dhe pastaj hapën zjarr kuturu.

Më herët, televizioni “Al-Arabiya” njoftoi se numri i të vdekurve dhe të plagosurve ishte të paktën 100.

Në vend u shpallën 3 ditë zie kombëtare.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, përmes një postimi nga llogaria e tij zyrtare në “Twitter”, dënoi fuqishëm sulmin në Bir al-Abd, shprehu ngushëllime për të afërmit e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përsipër autorësinë e këtij sulmi çnjerëzor.

Më parë, organizata terroriste DAESH ka organizuar disa sulme kundër forcave egjiptiane të sigurisë në gadishullin e Sinait.



Lajme të ngjashme