Rusi: Situata në Siri e përshtatshme për të kaluar në procesin politik

Në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë në lidhje me takimin Çavusoglu-Lavrov-Zarif në Antalya thuhet se niveli i dhunës në Siri ka rënë në raportin që do të sigurojë kalimin në procesin e zgjidhjes politike të krizës siriane.

Rusi: Situata në Siri e përshtatshme për të kaluar në procesin politik

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë bëri një deklaratë në lidhje me takimin e mbajtur në Antalya me pjesëmarrjen e ministrave të Punëve të Jashtme të Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Sipas Rusisë niveli i dhunës në Siri ka rënë në raportin që do të siguronte kalimin në procesin e zgjidhjes politike.

“Ministrat bënë një ndarje të thellë të mendimeve për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me procesin e zgjidhjes në Siri. Në kuadër të funksionimit të zonave ç’tensionuese, që janë krijuar në Siri në kuadër të procesit të Astanës, u trajtuan edhe tendencat kryesore të zhvillimeve ushtarake-politike në këtë vend. Palët konstatuan se niveli i dhunës në Siri ka rënë në raportin që do t’u siguronte palëve në Siri të kalonin nga konflikti i armatosur në procesin e zgjidhjes politike”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë në lidhje me ministerialin tresh në Antalya.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu bashkë me homologët iranian dhe rus, Muhamed Xhevad Zarif dhe Sergey Lavrov, realizuan në fundjavë në Antalya një takim përgatitor të takimit që do të zhvillohet më 22 nëntor në Soçi të Rusisë me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), Presidentit të Iranit Hasan Ruhani dhe Kryetarin e Shtetit të Rusisë Vladimir Putin.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov, në deklaratën që bëri pas takimit të Antalyas u kishte thënë gazetarëve se “takimi kishte qenë i frytshëm. Palët ishin dakordësuar për të gjitha çështjet”.  

 


Lajme të ngjashme