Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Belgjikë - Ish-kryetari i Katalonjës dhe 4 ministrat lirohen me kusht

Ish-kryetari i rajonit autonom të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 4 ministrat e kabinetit qeveritar, të cilët u ndaluan në Belgjikë, janë liruar me kusht.

Belgjikë - Ish-kryetari i Katalonjës dhe 4 ministrat lirohen me kusht

Ish-kryetari i rajonit autonom të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 4 ministrat e kabinetit qeveritar, të cilët u ndaluan në Belgjikë, janë liruar me kusht.

Në deklaratën e bërë nga zyra e Prokurorisë Federale të Belgjikës u tha se gjykatësi hetues pas marrjes së deklaratave të ish-kryetarit të rajonit autonom të Katalonjës dhe ish-ministrave, Maria Aleu Serret, Antoni Oliveres Comin, Lluis Gordi Puig dhe Clara Obiols, vendosi për lirimin e tyre me kusht.

“Personat në fjalë nuk mund të largohen nga Belgjika pa lejen e gjykatësit hetues, duhet të qëndrojnë në një adresë të përhershme dhe duhet t’u përgjigjen ftesave të organeve gjyqësore dhe policore”, janë disa nga kushtet e vendosura nga ana e gjykatësit hetues.

Prokuroria Federale e Belgjikës bëri të ditur se Cales Puigdemont dhe 4 ministrat u paraqitën në polici të dielën në mëngjes.

Gjykata Kombëtare e Spanjës i kishte paraqitur Prokurorisë Federale të Belgjikës vendimin për arrestimin e Puigdemont dhe 4 ministrave në mbarë Evropën për rolet e tyre në shpalljen e pavarësisë me akuza për kryengritje, nxitje për kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Ndërsa Puigdemont dhe 4 ministrat në fillim të javës së kaluar u arratisën në Belgjikës para daljes së vendimit për arrestimin e tyre.

 


Lajme të ngjashme