Collomb: Në rast të sulmeve masive, Franca mund t’i rikthehet gjendjes së jashtëzakonshme

Franca mund t’i rikthehet regjimit të posacëm të gjendjes së jashtëzakonshme, që përfundoi të mërkurën për t’u zëvendësuar nga një ligj antiterrorist, në rast të sulmeve në masë, deklaroi të enjten ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb...

Collomb: Në rast të sulmeve masive, Franca mund t’i rikthehet gjendjes së jashtëzakonshme

Franca mund t’i rikthehet regjimit të posacëm të gjendjes së jashtëzakonshme, që përfundoi të mërkurën për t’u zëvendësuar nga një ligj antiterrorist, në rast të sulmeve në masë, deklaroi të enjten ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb.

“Nëse do të ketë vrasje në masë, siç përjetuam në momentin e Bataclan (një sallë pariziene e spektakleve ku një komando xhihadiste vrau 90 persona në nëntorin e 2015) është e mundur që do të detyrohemi t’a rivendosim, por do të bëjmë të mundur që të vetëmenaxhojmë situata krize. Nëse situata bëhet në ekstrem dramatike, do t’i rikthehemi gjendjes së jashtëzakonshme”, tha ai për televizionin “BFMTV”.

Ministri shtoi ndër të tjera se me ligjin e ri Franca është njësoj e mbrojtur.

“Ligji që kemi hartuar na mundëson menaxhimin e kësaj lloj situate dhe në mënyrë të veçantë për të parandaluar një numër të konsiderueshëm sulmesh”, siguroi ai.



Lajme të ngjashme