Ambasadori i ShBA-së në Bagdad takon Kryeministrin e KRG-së, Neçirvan Barzani

Sipas deklaratës së bërë nga zyra e Kryeministrisë të KRG-së, Barzani me ambasadorin Silliman dhe delegacionin që e shoqëronte u takua në rezidencën e Kryeministrisë në Erbil.

Ambasadori i ShBA-së në Bagdad takon Kryeministrin e KRG-së, Neçirvan Barzani

Ambasadori i SHBA në Bagdad, Douglas Silliman u takua të enjten në Erbil me Kryeministrin e administratës rajonale kurde të Irakut (KRG) Neçirvan Barzani.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra e Kryeministrisë të KRG-së, Barzani me ambasadorin Silliman dhe delegacionin që e shoqëronte u takua në rezidencën e Kryeministrisë në Erbil.

Gjatë takimit ambasadori Silliman preku në zhvillimet e jetuara në zonat e kontestuar dhe i kërkoi Erbilit dhe Bagdadit të bëjnë 'një përpjekje serioze' për të zgjidhur dallimet e tyre.

Në deklaratë u tha se ambasadori amerikan tha se një armëpushim i diskutuar muajin e kaluar duhet të vazhdojë me qëllim të fillimit të negociave mes të dy palëve për të zgjidhur problemet.

Sipas deklaratës Barzani tha se ai nuk po mbështet konfliktin midis Erbilit dhe Bagdadit dhe se deklaratat që inkurajojnë paqen dhe dialogun janë bërë nga KRG, por për shkak të rritjes së presionit të Bagdadit peshmergët kanë qenë të detyruar për ta mbrojtur veten dhe zonat e kontrolluara nga ata.  

Në deklaratë gjithashtu u tha se Barzani informoi delegacionin e SHBA se do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për të normalizuar gjendjen politike në KRG dhe se zgjedhjet do të mbahen brenda 8 muajve.



Lajme të ngjashme