Kryetari i KRG-së, Barzani refuzon zgjatjen e detyrës së tij

Kryetari i Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Mesut Barzani  nuk pranoi zgjatjen e detyrës së kryetarit që përfundon në 1 nëntor.

Kryetari i KRG-së, Barzani refuzon zgjatjen e detyrës së tij

Kryetari i Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Mesut Barzani  nuk pranoi zgjatjen e detyrës së kryetarit që përfundon në 1 nëntor.

Kryekëshilltari i Barzanit, Hemin Hawrami në deklaratën e bërë në llogarinë e medias sociale bëri të ditur se Barzani duke refuzuar zgjatjen e afatit të kryetarit që përfundon në 1 nëntor, i dërgoi Parlamentit të KRG-së një letër në lidhje me këtë temë.

Hawrami rikujtoi se Barzani ka sipërmarrë detyrën e kryetarit për dy periudha dhe detyra është zgjatur dy herë nga dy vjet, njëherë në vitin 2013 dhe një herë në vitin 2015, pra gjithsej 4 vjet.  

Barzani pas takimit me disa parti politike në 7 qershor kishte marrë vendim për zhvillimin e zgjedhjeve edhe për deputetët edhe për kryetar në datën 1 nëntor.

Por në seancën e Parlamentit të KRG-së me unanim votash ishte marrë vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve pas 8 muajsh.



Lajme të ngjashme