Drejtori i Policisë së Gazës pas atentatit: Përfitues është vetëm Izraeli

Drejtori i Policisë së Gazës, Tevfik Ebu Naim tha se, nga tentativa e atentatit që pësoi në dalje të xhumasë, pala e vetme përfituese është Izraeli.

Drejtori i Policisë së Gazës pas atentatit: Përfitues është vetëm Izraeli

Drejtori i Policisë së Gazës, Tevfik Ebu Naim tha se, nga tentativa e atentatit që pësoi në dalje të xhumasë, pala e vetme përfituese është Izraeli.

Ebu Naim u mor menjëherë nën kurim në spital pasi shpëtoi i plagosur ndaj një tentative për atentat kundër tij.

Në prononcimin e bërë nga spitali, Ai tha: “Izraeli është e vetmja palë që përfiton nga ndërmarrja e atentatit. Izraeli përpiqet të thyejë kartat dhe pala që do ta pësojë nga këto rezultate është përsëri ajo”.

Ai bëri të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe do të kthehet në detyrë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ata që tentuan atentatin nuk dot t’ia dalin dot qëllimit të tyre. Të gjitha nismat për të përçarë popullin palestinez do të shkatërrohen përballë vendosmërisë të këtij populli për unitetit” tha Ebu Naim.  

Ai bëri të ditur se forcat e sigurisë së Palestinës janë duke vazhduar punimet për të kapur ata që ndërmorën tentativën për atentat dhe shtoi: “Ne kemi fuqinë për ti kapur ata”.

Duke iu referuar përpjekjeve për kompromis të Hamasit dhe Al Fatah për ti dhënë fund përçarjes (ndarjes) palestineze, Ebu Naim tha: “Qeveria palestineze së shpejti do të marrë kontrollin e portave kufitare. Kështu që do të hapet një faqe e re në përpjekjet për ti dhënë fund përçarjes (ndarjes) palestineze.

 



Lajme të ngjashme