Putin: Në luftën kundër terrorit nuk duhet të ketë standard të dyfishtë

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të vlerësuar çështjen e rikonstruktimit të Sirisë pas luftës.

827118

Në fjalimin e mbajtur në çeljen e Asamblesë së 137-të të Përgjithshme të Unionit Ndërparlamentar, që zhvillohet në  Shën-Petërburg , Vladimir Putin tha se vendet e rajonit duhet të marrin një rol efektiv në këtë çështje.

Ai rikujtoi se falë bisedimeve në Astana me Turqinë dhe Iranin në Siri janë krijuar 4 zona jokonfliktuale dhe shtoi se me hapat e hedhura është bërë pararojë për pastrimin e Sirisë nga terrorizmi.

Ai u shpreh se në luftën kundër terrorizmit nuk duhet të ketë sjellje me standard të dyfishtë dhe shtoi: “Rusia do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit brenda një strukture të ngritur me partneritete të vërteta”.  

Lajme të ngjashme