Gjermani – FDP-ja vendoset pranë AfD-së në parlamentin e ri

Pas mosmarrëveshjeve për një kohë të gjatë mbi vendet në parlament, Partia e Lirë Demokratike (FDP) do të ulet pranë krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), kur të mbahet seanca e Bundestagut të ri gjerman, më 24 tetor...

Gjermani – FDP-ja vendoset pranë AfD-së në parlamentin e ri

Lajmi u bë i ditur nga presidenti në ikje i Bundestagut, Norbert Lammert, pas një takimi të këshillit të çështjeve parlamentare.

FDP-ja luftoi deri në momentin e fundit për t’u ulur pranë qendrës, në të majtë të Kristiandemokratëve të qendrës së djathtë (CDU) të Kancelares Angela Merkel.

“Nëse nuk ka marrëveshje të tjera për seancën konstituive, unë do të specifikoj caktimin e vendeve që kemi patur për Kuvendin Federal”, tha Lammert.

Gjatë Asamblesë Federale për zgjedhjen e presidentit të Gjermanisë, i përbërë nga përfaqësues të Bundestagut dhe delegatët e parlamenteve shtetërore, AfD-ja do të ulet në të djathtë, pranë FDP-së, të cilët janë pranë CDU-së.

Zëdhënësi i FDP-së, Nils Droste, konfirmoi se partia do të pranonte marrëveshjen e vendeve të paktën për seancën konstituive.

Ai refuzoi të përjashtonte mundësinë për t’iu rikthyer debatit pas kësaj të fundit.



Lajme të ngjashme