Senatori Corker: Trump po e çon ShBA drejt “Luftës së 3-të Botërore”

Sipas një lajmi të “New York Times” senatori republikan Bob Corker kërcënimet e Donald Trump kundër disa vendeve i vlerëson si rrezik që e orientojë ShBA në rrugën e luftës së tretë botërore.

Senatori Corker: Trump po e çon ShBA drejt “Luftës së 3-të Botërore”

Me kërcënimet e tij kundër disa vendeve, presidenti amerikan, Donald Trump rrezikon të orientojë ShBA në rrugën e luftës së tretë botërore, vlerësoi senatori republikan më me influencë, Bob Corker, referuar “New York Times”.

“Ai më shqetëson dhe duhet të shqetësohen të gjithë ata që e duan vendin tonë”, shtoi ky ish-mbështetës i Donald Trump në një intervistë të publikuar të dielën nga kjo gazetë, që nuk saktësoi shprehjen e saktë të Corker.

Përpara këtij sulmi të dhunshëm, senatori mjaft i respektuar i moshës 65-vjeçare kishte shprehur më parë keqardhje që Shtëpia e Bardhë ishte shndërruar në një ”çerdhe” për të rriturit, pas akuzave të drejtuara në adresë të tij nga ana e Donald Trump në platformën Twitter.

“Senatori Bob Corker më është lutur t’a mbështes për rizgjedhjen e tij në Tennessee. I jam përgjigjur me “jo” dhe ai hoqi dorë (duke u shprehur se nuk mund të fitonte pa ….mbështetjen e time”, pohoi Trump.



Lajme të ngjashme