Policia spanjolle sekuestron kutitë dhe fletët e votimit të referendumit për pavarësi të Katalonjës

Policia kombëtare spanjolle ka filluar sekuestrimin e kutive dhe fletëve të votimit që ishin për referendumin e vetëvendosjes së Katalonjës të ndaluar nga drejtësia, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme pas hapjes së qendrave të votimit.

“Ja kutitë dhe fletët e para të sekuestruara nga policia në Barcelonë”, shkruan Ministria spanjolle në profilin “Twitter” shoqëruar edhe me foto.

“Agjentët vazhdojnë vendosjen e tyre në Katalonjë”, thuhet në këtë mesazh.

Qindra katalanas filluan sot  në mëngjes të grumbullohen para qendrave të votimit në Barcelonë dhe në qytetet e tjera të Katalonjës për të marrë pjesë në një referendum vetëvendosje të ndaluar nga autoritetet spanjolle.

Rreth orës 5:30 (3:30 GMT) qindra persona ishin mbledhur para qendrës sportive “Sant Julia deRanis”, në Geron, bastion i drejtuesit indipendentist të rajonit, Carles Puidgemont, të “mbrojtur” nga një traktor.

Më pas policia ndërhyri duke mos lejuar votimin dhe duke rrethuar qendrën.

Lajme të ngjashme