Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Amerika nuk njeh rezultatin e referendumit të KRG-së

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson njoftoi të premten se SHBA-ja nuk njeh rezultatin e referendumit për pavarësinë e të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), të organizuar në fillim të kësaj jave.

Amerika nuk njeh rezultatin e referendumit të KRG-së

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson njoftoi të premten se SHBA-ja nuk njeh rezultatin e referendumit për pavarësinë e të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), të organizuar në fillim të kësaj jave, dhe u bëri thirrje të gjitha palëve për dialog.

“Referendumi dhe rezultati i tij nuk janë legjitimë, ne vazhdojmë të mbështesim një Irak të bashkuar, federal, demokratik dhe të përparuar”, theksoi ai në një komunikatë.

“SHBA-ja u kërkon të gjitha palëve, përfshirë edhe fqinjët e Irakut, të hedhim poshtë çdo veprim për pavarësi të njëanshme dhe çdo mundësi të përdorimit të forcës”, nënvizoi ai.

Shefi i diplomacisë amerikane shprehu shqetësimin për pasojat negative shumë të rënda të pavarësisë së njëanshme të KRG-së.

“Ne u kërkojmë autoriteteve rajonale kurde të Irakut të respektojnë rolin kushtetues të qeverisë qendrore duke lënë mënjanë çdo kërcënim apo iluzion për përdorimin e mundshëm të forcës”, saktësoi Rex Tillerson duke u kërkuar të gjithë aktorëve të përqendrohen tek përpjekjet për të luftuar kundër organizatës terroriste DAESH.



Lajme të ngjashme