Kujt i shërben referendumi kurd në Irak?

Partneriteti Barzani-Izrael manifestohet edhe në mitingjet që mbahen në mbështetje të referendumit në qytetet kryesore në veri të Irakut dhe qytete evropiane.

809105
Kujt i shërben referendumi kurd në Irak?

Në prag të referendumit që lideri i administratës rajonale kurde e Irakut, Mesut Barzani do të mbajë më 25 shtator, shikomë panorama interesante në shumë vend të botës, kryesisht në qytetet që ndodhen në veri të Irakut.

Nëse shikohen fotografitë e bëra gjatë këtyre mitingjeve kuptohet më mirë se kujt i shërben në fakt referendumi, butoni i të cilit është shtypur në emër të sigurisë së Izraelit dhe pas shpërnguljes me forcë të miliona njerëzve në Irak dhe Siri.

Ndërsa pjesëmarrësit në mitingjet që janë mbajtur në qytetet Duhok dhe Erbil, të cilat janë nën kontrollin e Barzanit, mbajnë në duar flamuj izraelitë, në Kirkuk, që është atdheu i turkmenëve, automjete të pajisura me flamurin 'Ylli i Davidit' dhe të renditura në autokolonë bëjnë xhiro në qytet.

Pamje të ngjashme me flamurin izraelit shikon edhe në mitingjet që organizohen në shumë qytete të Evropës në mbështetje të referendumit kurd.

http://www.trt.net.tr/shqip/turqia/2017/09/18/ushtria-turke-filloi-nje-stervitje-te-madhe-ne-kufirin-me-irakun-808877



Lajme të ngjashme