Trump takohet në Nju Jork me krerët e Japonisë dhe Koresë së Jugut

Marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe komunitetit ndërkombëtar janë përkeqësuar ndjeshëm pas testimit nga Pheniani të një bombe atomike 16 herë sa ajo e Hiroshimes.

Trump takohet në Nju Jork me krerët e Japonisë dhe Koresë së Jugut

Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet të enjten me krerët e Koresë së Jugut dhe Japonisë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të biseduar për kërcënimin e rrezikshëm dhe urgjent të Koresë së Veriut, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Sikurse e tregon lëshimi i fundit i Kim Jon Un, bëhet fjalë për një prej problemeve më urgjente dhe të rrezikshme në botë mbi sigurinë”, deklaroi këshilltari i sigurisë kombëtar të Donald Trump, HR McMaster, pas një testi të ri raketor nga Pheniani që kaloi mbi territorin e Japonisë.

“Është jetësore që të gjitha kombet të punojnë së bashku për të bërë gjithçka është e mundur për të zgjidhur këtë problem”, vazhdoi ai që nga Shtëpia e Bardhë.

Marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe komunitetit ndërkombëtar janë përkeqësuar ndjeshëm pas testimit nga Pheniani të një bombe atomike 16 herë sa ajo e Hiroshimes dhe deklarimit se zotëron teknologji që ta dërgojë këtë bombë deri në territorin kontinental të SHBA-së dhe Evropës.



Lajme të ngjashme