BE-ja i kërkon Mianmarin të ndalojë dhunën ndaj myslimanëve

Parlamentarët e BE-së miratuan një rezolutë, me të cilën kërkojnë nga Mianmari që "të ndalojë menjëherë vrasjet dhe përdhunimet si dhe shkatërrimin e shtëpive të myslimanëve Rohingya”.

BE-ja i kërkon Mianmarin të ndalojë dhunën ndaj myslimanëve

Deputetët e Bashkimit Evropian (BE) u bënë thirrje të enjten forcave të sigurisë në Mianmar për të ndalur dhunën kundër myslimanëve rohingianë në një kohë që me mijëra pjesëtarë të këtij komuniteti vazhdojnë të largohen nga vendi

Eurodeputetët miratuan një rezolutë, me të cilën kërkojnë nga Mianmari që "të ndalojë menjëherë vrasjet dhe përdhunimet si dhe shkatërrimin e shtëpive të myslimanëve rohingianë”.

Ata gjithashtu i kërkuan shtetit birman të lejojë hyrjen e organizatave humanitare, në mënyrë që të kenë qasje te njerëzit që po ikin nga shtëpitë e tyre.

Në rezolutë kërkohet nga qeveria e Mianmarit dhe nga udhëheqësja e saj, Aung San Suu Kyi që "të dënojë pa mëdyshje çdo lloj nxitjeje të urrejtjes mbi bazë racore apo fetare dhe të luftojë diskriminimin shoqëror."

Ata rikujtuan se në vitin 1990, Suu Kyi mori çmimin Sakharov, një çmim që jepet nga Parlamenti Evropian për individët ose organizatat që ia kanë kushtuar jetën e tyre përpjekjes për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Zëdhënësi i Fondit Ndërkombëtar i Emergjencës për Fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF), Christophe Boulierac, ka njoftuar se numri i myslimanëve të Arakanit që kanë ikur në Bangladeshin fqinj nga dhuna në Mianmar që nga 25 gushti e deri më tani ka arritur në rreth 400 mijë, nga të cilët 220 mijë janë fëmijë.

 

 


Lajme të ngjashme