Rusi – Putin pro pranisë së paqeruajtësve për sigurinë e OSBE-së në lindje të Ukrainës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u shpreh të martën në favor të dislokimit të forcave paqeruajtëse për të siguruar mbrojtjen e vëzhguesve të OSBE-së në lindje të Ukrainës, nën trysninë e një konflikti mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë...

Rusi – Putin pro pranisë së paqeruajtësve për sigurinë e OSBE-së në lindje të Ukrainës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u shpreh të martën në favor të dislokimit të forcave paqeruajtëse për të siguruar mbrojtjen e vëzhguesve të OSBE-së në lindje të Ukrainës, nën trysninë e një konflikti mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve prorusë.

“E konsideroj si mjaft të përshtatshme praninë e forcave paqeruajtëse apo më konkretisht të personave, që do të mundësojnë sigurinë e misionit të OSBE-së duke mos e konsideruar aspak të gabuar”, njoftoi Putin gjatë një konference shtypi në Xiamen të Kinës, në përfundim të samitit të BRICS-it.

“Përkundrazi, mendoj se ky mision do të jetë i dobishëm për zgjidhjen e problemit në juglindje të Ukrainës”, theksoi ai.

Vladimir Putin i kërkoi Ministrisë së Punëve të Jashtme për të paraqitur një rezolutë për këtë çështje në OKB. Ai saktësoi se ky kontigjent i forcave duhet të ketë kryesisht si mision “sigurinë” e vëzhguesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe do të dislokohet vetëm në zonat ndarëse mes rebelëve dhe forcave të ushtrisë ukrainase.



Lajme të ngjashme