Fregata ruse goditi objektivat e DAESH-it në Siri

Ministria ruse e mbrojtjes njofton se raketat kruz të tipit Kalibr që janë lëshuar nga fregata ruse në Mesdhe dhe kanë shkatërruar objektiva të DAESH-it afër Deyr’uz Zor në Siri.

Fregata ruse goditi objektivat e DAESH-it në Siri

Fregata ruse ka goditur objektivat e DAESH-it në Siri me raketa të llojit Kalibr.

Në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë thuhet se "fregata “Admirali Essen”, e cila është pjesë e flotës ruse në Detin e Zi dhe që tani është me mision në Mesdhe, ka goditur me raketa kruz të tipit ‘Kalibr’ objektivat e DAESH-it pranë Deyr’uz Zor në Siri. Raketat kruz janë lëshuar në drejtim të objektivave të DAESH-it pas konfirmimit të tyre duke u bazuar në të dhënat e zbulimit të siguruara përmes kanaleve të ndryshme”.  

Ministria theksoi se me këtë bombardim është goditur një zonë afër qytezës Esh-Sholl, e cila kontrollohet nga militantët e DAESH-it, që kanë shkuar në Siri nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Si rezultat i këtij operacioni në Deyr’uz Zor janë vrarë me dhjetëra terroristë, si dhe janë shkatërruar shtabe komanduese, qendra ndërlidhëse, një ofiçinë mjetesh të blinduara dhe depo armatimi e municioni të DAESH-it.

Një bombardim i tillë i kryer nga fregata ruse në Mesdhe ka prishur planet e terroristëve për ri-grupim dhe për të përforcuar pozicionet afër Deyr’uz Zor, duke siguruar nga ana tjetër përparimin e forcave të qeverisë siriane”, thuhet në vijim të komunikatës së Ministria ruse të Mbrojtjes.



Lajme të ngjashme