Bilanci i operacionit ushtarak për shpëtimin e Telaferit

Në Irak, në operacionin për të shpëtuar nga DAESHI Telaferin e varur nga Mosulli dhe ku jetojnë turkmenët, u vranë 115 ushtarë dhe u plagosën 679 të tjerë.

Bilanci i operacionit ushtarak për shpëtimin e Telaferit

Në Irak, në operacionin për të shpëtuar nga DAESHI Telaferin e varur nga Mosulli dhe ku jetojnë turkmenët, u vranë 11 ushtarë dhe u plagosën 679 të tjerë.

Komandanti i Operacionit të Telaferit, Gjeneral Lajtnant, Abdulemir Yarullah në konferencën për shtyp të dhënë në Bagdad u shpreh në lidhje me operacionin në fjalë.

“Në operacionin që filloi në 20 gusht (në Telafer, nga forcat e sigurisë u vranë 115 persona dhe u plagosën 679 të tjerë” tha Yarullah.

Ai tha gjithashtu se ky bilanc tregon “përleshjet e forta” të përjetuara në operacion dhe u shpreh se numri i terroristëve të organizatës terroriste DAESH të vrarë në operacion është mbi 2 mijë.

Komandanti irakian përgënjeshtroi lajmin se në operacionin e Telaferit ishte bërë marrëveshja me terroristët e DAESH-it për ‘tu larguar nga nënprefektura pa luftime”.

“Asnjë terrorist nuk u dorëzua tek ne dhe me terroristët nuk është bërë asnjë marrëveshje” tha ai.

Ndërkaq ai bëri të ditur se forcat irakiane janë duke vazhduar përgatitjet për të marrë nga DAESH-i kontrollin e nënprefekturës Havice që varet nga Kirkuku.

Ndërsa zëvendëspresidenti Nuri el Maliki kishte thënë: “Të gjithë e dinë se Telaferi nuk u shpëtua me përleshje po si rrjedhojë e marrëveshjes”

Fjalët e Malikit ishin bërë shkak për reagim të madh dhe diskutime nga ana e instancave zyrtare të Irakut dhe popullit irakian.   



Lajme të ngjashme