Irak - Telaferi çlirohet plotësisht nga organizata terroriste DAESH

Kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, njoftoi se qyteti Telafer i lidhur me rajonin e Mosulit ku jetojnë turkmenët është çliruar tërësisht nga organizata terroriste DEASH.

799431

Në një deklaratë me shkrim Ibadi është shprehur se "Fitorja është plotësuar dhe Telafer është çliruar tërësisht. Me ndihmën e ushtrisë, policisë federale, njësive të antiterrorizmit, forcave Hashdi Shabi, forcave të rendit dhe me mbështetjen e popullit të Telafer -it në rajon valëvitet flamuri i Irakut."

Duke bërë të ditur se me çlirimin e Telaferit, rajoni i Mosulit ka kaluar plotësisht nën kontrollin e forcave të sigurisë Ibadi, ka theksuar: "I themi DEASH-it se kudo që të ndodheni do të vijmë për të çliruar territoret tona. Përpara jush qëndron ose vdekja ose dorëzimi." 

Organizata terroriste DEASH mori nën kontroll më 16 qershor 2014 qytetin Telafer i cili kryesisht banohet nga turkmenët dhe i cili ndodhet 63 km nga qendra e Mosulit. 

Forcat e Irakut nisën operacionin për çlirimin e këtij qyteti më 20 gusht, dhe më 27 gusht njoftuan çlirimin e qendrës së këtij rajoni.

Lajme të ngjashme