SHBA – OKB-ja dënon lëshimin e raketës koreanoveriore, Pheniani premton të tjera

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, premtoi një lëshim të ri raketash që do të përshkojnë në trajektoren e tyre edhe territorin e Japonisë duke garantuar se testi i së martës, dënuar njëzëri nga OKB-ja, ishte vetëm një fillim...

SHBA – OKB-ja dënon lëshimin e raketës koreanoveriore, Pheniani premton të tjera

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, premtoi një lëshim të ri raketash që do të përshkojnë në trajektoren e tyre edhe territorin e Japonisë duke garantuar se testi i së martës, dënuar njëzëri nga OKB-ja, ishte vetëm një fillim.

Kalimi mbi arkipelagun japonez i një rakete balistike “Hwasong-12” me rreze të mesme veprimi përbën një tjetër përshkallëzim në krizën koreanoveriore.

Megjithatë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, paralajmëroi dje me tone më diplomatike se të gjitha opsionet janë në tavolinë.

Testi koreanoverior u dënua fuqishëm nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kohët e fundit i kishte imponuar Phenianit një seri të shtatë sanksionesh.

Pekini dhe Moska, dy aleatët kryesorë të Phenianit, mbështetën këtë tekst të OKB-së pas apelit të SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut, i cili nuk parashikon një përforcim të menjëhershëm të sanksioneve kundër Koresë së Veriut.



Lajme të ngjashme