ShBA - Uragani Harvey merr jetën e një personi dhe lëndon 12 të tjerë

Uragani i fuqisë së 4-t  u shndërrua në stuhi tropikale, por shkaktoi përmbytje në qytezën Rockport.

ShBA - Uragani Harvey merr jetën e një personi dhe lëndon 12 të tjerë

Uragani Harvey, i cili goditi Teksasin e Shteteve të Bashkura të Amerikës (ShBA), në qytezën Rockport shkaktoi vdekjen e të paktën një personi dhe lëndoi 12 të tjerë.

Uragani u fuqisë së 4-t uli fuqinë dhe u shndërrua në stuhi tropikale, ndërkaq së bashku me erën që frynte 150km/h shkaktoi përmbytjet të cilat vështirësuan jetën e qytetarëve.

Në qytezën Rockport, e cilat është e lidhur për Corpus Christi, vendi i parë që u prek nga ky uragan, janë dëmtuar një numër i madh i godinave në mesin e të cilave ndodhen edhe shkolla shtetërore dhe godina e gjykatës.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott njoftoi se 50 nga 254 zona administrative janë shpallur zonë fatkeqësie.

Ndërkohë bëhet e ditur se janë evakuuar edhe  banorët që jetojnë në afërsi të brigjeve të lumit Brazos në zonën e bashkisë Houston.

Mësohet se 1 mijë e 300 ushtarë nga njësitë e mbrojtjes ajrore dhe të gardës shtetërore marrin pjesë në punimet për rimëkëmbje nga fatkeqësia.

Paralajmërohet se uragani Harvey dhe vërshimet e shkaktuara nga ky uragan ende paraqet kërcënim për jetë.


Fjalët Kyçe: uragan , Harvey , ShBA , Teksas , Rockport , Corpus Christi

Lajme të ngjashme