Stoltenberg i kërkon Moskës transparencë gjatë manovrave ushtarake

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg i kërkoi të premten Rusisë të respektonte detyrimet e transparencës gjatë manovrave ushtarake “Zapad 2017”.

Stoltenberg i kërkon Moskës transparencë gjatë manovrave ushtarake

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg i kërkoi të premten Rusisë të respektonte detyrimet e transparencës gjatë manovrave ushtarake “Zapad 2017” në muajin shtator që kanë shqetësuar anëtarët e Aleancës, Polonisë dhe vendet baltike.

“I kam kërkuar Rusisë të garantojë respektimin e detyrimeve sipas Dokumentit të Vjenës të OSBE (nëpërmjet të cilit kjo organizatë evropiane kontrollon aktivitetet ushtarake të anëtarëve të saj) sepse parashikueshmëria dhe transparenca janë të rëndësishme kur rritet aktiviteti ushtarak përgjatë kufijve tanë”, deklaroi Stoltenberg në një konferencë shtypi me kryeministren polake, Beata Szydlo.

Ai premtoi se Aleanca do të ndiqte me kujdes këtë manovër me emrin e koduar “Zapad 2017” (Perëndimi 2017 në rusisht).

Rreth 12 700 ushtarë bjellorusë dhe rusë do të marrin pjesë në këtë manovër, sipas Minskut, por Lituania konfirmoi se do të mobilizonte 100 000 ushtarë.

 


Lajme të ngjashme