Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Spanjë: Nuk ka kërcënim për sulme të reja

Autoritetet spanjolle kanë vendosur që nivelin e kërcënimit nga terrorizmi të mos e rrisin në pesë.

Spanjë: Nuk ka kërcënim për sulme të reja

Autoritetet spanjolle kanë vendosur që nivelin e kërcënimit nga terrorizmi të mos e rrisin në pesë, por të mbesë në shkallën e katërt, duke deklaruar se nuk ka kërcënime për sulme të reja.

Ministri i Brendshëm i Spanjës, Juan Ignacio Zoido, të shtunën ka thënë se shteti megjithatë do të shtojë masat e sigurisë në ngjarjet ku tërheqin masa të mëdha, si dhe në lokacionet turistike në vend.

Qytetarët e Barcelonës të tronditur nga sulmet terroriste, nën masa të forta të sigurisë po përpiqen që t'i rikthehen jetës normale. 

Pas sulmit në qytet janë rritur masat e sigurisë, ndërsa në të gjitha vendet e mbushura me njerëz janë vendosur forcat policore. Qytetarët kanë formuar radhë të gjata për të shkruar në "librin e ngushëllimeve" të hapur në kuvendin komunal.

Në anën tjetër sipas lajmeve të mediave lokale, për shkak të sulmeve terroriste në Barcelonë, i cili është njëri prej qyteteve më turistik në Spanjë, janë anuluar rezervimet nëpër hotele ose ka pasur dalje të parakohëshme nga ato. 

 

Në lajme ku thuhet se në qytet kanë nisur ofertat për turistët dhe se dje autobusët e tureve të qytetit kanë ofruar udhëtim falas, thuhet se përfaqësuesit e turizmit në Barcelonë, të cilin gjatë një viti e vizitojnë 12,5 milionë turistë, presin që të ketë anulime për një kohë të shkurtër për shkak të kërcënimit nga terrorizmi.

Një grup myslimanësh u mblodhën sot në shëtitoren e Barcelonës "La Ramblas" për të treguar se "nuk janë terroristë".

Protesta e rreth njëqind personave të komunitetit mysliman në Barcelonë u mbajt tek shatërvani Canaletas në pjesën e sipërme të shëtitores "La Ramblas". Ata brohorisnin: "Ne nuk jemi terroristë" dhe "Islami është paqe". 

Komuniteti maroken katalanas ishte veçanërisht në qendër të vëmendjes pas sulmeve terroriste, ku policia në mesin e të dyshuarve kryesorë gjeti se janë emrat e personave me origjinë marokene.

Në anën tjetër bëhet e ditur se nga sulmet terroriste kanë humbur jetën 14 persona, njëri në Cambrils dhe 13 të tjerë në Barcelonë, dhe që 54 prej 126 të plagosurve po trajtohen nëpër spitale.

Departamenti i Shëndetësisë i Administratës Autonome të Katalonjës bën të ditur se 12 persona janë në gjendje kritike dhe se 25 të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mbreti i Spanjës, Felipe i 6-të dhe bashkëshortja e tij, mbretëresha Letizia kanë vizituar të plagosurit në një spital në Barcelonë. 



Lajme të ngjashme