Rusi – Sulm me thikë në Surgut, 8 të plagosur

Komiteti rus i Hetimeve njoftoi përmes një komunikate me shkrim se një person i armatosur me thikë ka sulmuar kalimtarët në rrugë, në qytetin Surgut, duke plagosur 8 persona...

792956
Rusi – Sulm me thikë në Surgut, 8 të plagosur

Tetë persona janë plagosur në një sulm me thikë në qytetin Surgut të Rusisë. 

Komiteti rus i Hetimeve njoftoi përmes një komunikate me shkrim se një person i armatosur me thikë ka sulmuar kalimtarët në rrugë, në qytetin Surgut. 

“Tetë persona u plagosën si pasojë e këtij sulmi, ndërsa policia qëlloi sulmuesin dhe e neutralizoi atë”, theksoi i njëjti burim. 

Pas incidentit, forcat e sigurisë ruse rritën masat e sigurisë në vend, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet lidhur me shkaqet e mundshme të sulmit.



Lajme të ngjashme