Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

SHBA-ja i kërkon Amerikës Latine të shkëpusë lidhjet me Korenë e Veriut

Zv/presidenti i SHBA-së, Mike Pence, u bëri thirrje të mërkurën vendeve të Amerikës Latine që të shkëpusin lidhjet me Korenë e Veriut në një përpjekje për të ushtruar presion që ajo të braktisë programet e saj bërthamore dhe raketore...

SHBA-ja i kërkon Amerikës Latine të shkëpusë lidhjet me Korenë e Veriut

Ndihmëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, u bëri thirrje të mërkurën vendeve të Amerikës Latine që të shkëpusin lidhjet me Korenë e Veriut në një përpjekje për të ushtruar presion që ajo të braktisë programet e saj bërthamore dhe raketore.

Mike Pence, i cili po realizon një turne pesëditor në rajon, tha se shpreson që Brazili, Meksika, Peruja dhe Kili do të ndërpresin të gjitha marrëdhëniet tregtare dhe diplomatike me Phenianin.

“SHBA-ja i kushton rëndësi të madhe izolimit diplomatik të vazhdueshëm të regjimit të Kim (Jong-Un), pasi në këtë mënyrë mund të arrihet zgjidhja paqësore”, deklaroi ai në kryeqytetin Santiago të Kilit, gjatë një konference të përbashkët shtypi me Presidenten Michelle Bachelet.

“Në qoftë se vendet e Amerikës Latine ndërpresin të gjitha lidhjet me Korenë Veriore, atëherë Pheniani do të kuptojë se të sfidosh komunitetin ndërkombëtar ka një kosto”, shtoi numri 2 Shtëpisë së Bardhë.

Ai tërhoqi vëmendjen se “Uashingtoni nuk do të lejojë që regjimi hajdut në Korenë e Veriut të zotërojë armë bërthamore, të cilat arrijnë territoret e vendit të tij”, duke theksuar gjithashtu se “të gjitha opsionet janë mbi tavolinë”

Më pas, Pence u fokusua te zhvillimet në rajonin e Amerikës Latine duke thënë së SHBA-ja do të përdorë “forcën dhe diplomacinë” e saj derisa demokracia të rikthehet në Venezuelë.

“Ne do të punojmë së bashku në Venezuelë. Ne të gjithë jetojmë në të njëjtën lagje dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndihmuar një fqinjët tanë”, u shpreh ai.

Vendi amerikanojugor po përpiqet të menaxhojë një krizë politike që ka çuar në protesta masive dhe paqëndrueshmëri, për të cilat qeveria venezuelase fajëson ndërhyrjen nga SHBA-ja dhe aleatët e saj rajonalë.

Ndërkaq, Presidentja Bachelet tha se vendi i saj është i gatshëm të “eksplorojë rrugë për të kontribuar në restaurimin e demokracisë në Venezuelë” me mjete paqësore.

“Kili nuk do të mbështesë grushte të shtetit apo ndërhyrje ushtarake”, theksoi ajo duke shtuar se vendi i saj do të përkrahë sanksionet e miratuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

“Unë dua të jem shumë e qartë. Kili do të bëjë ç’të jetë e mundshme për të mbështetur venezuelasit që të gjejnë rrugën paqësore”, siguroi presidentja kiliane.

Zv/presidenti amerikan ka vizituar deri më tani Argjentinën, Kolumbinë dhe Kilin, ndërkohë që turneu i tij 5-ditor në Amerikën Latine do të përfundojë të enjten, pas vizitës në Panama.



Lajme të ngjashme