Policia izraelite arrestoi sheikun Raed Salah

Raed Salah ka qenë lideri i Lëvizjes Islamike Palestineze në vitin 1984.

Policia izraelite arrestoi sheikun Raed Salah

Policia izraelite arrestoi mbrëmë pas bastisjes së shtëpisë së udhëheqësit të Lëvizjes Islame Palestineze të vitit 1984, sheikun Raed Salah. 

Siç thuhet në deklaratën e bërë me shkrim nga ana e policisë izraelite mbrëmë është bastisur shtëpia e Salah në Umm al-Fahm, të cilin e akuzon "për nxitje dhe mbështetje të aktiviteteve të një shoqate të jashtëligjshme". 

Salah u arrestua në kuadër të hetimit që zhvillohet në koordinim me policinë izraelite dhe shërbimit të inteligjencës së brendshme Shin Bet. 

Në deklaratë theksohet se pasi në vitin 2015 u ndalua aktiviteti i lëvizjes palestineze islamike "personi nxitës" (Raed Salah) në disa raste i është adresuar masave, dhe deklaratat e tij i kanë transmetuar edhe mediat izraelite. Pas hetimeve të bëra u pretendua se deklaratat e tij përmbajnë elemente të veprës penale. 

Por policia izraelite nuk ka specifikuar saktësisht se për cilat deklarata bëhet fjalë.

Izraeli në nëntor 2015 solli vendimin për ndalimin e veprimtarisë të lëvizjes palestineze islamike, me arsyetim se në Xhaminë Al-Aksa dhe Jerusalemin Lindor po zhvillon aktivitete kundër okupimit dhe e shpalli si organizatë terroriste të jashtëligjshme.



Lajme të ngjashme