Kalimi kufitar Rafah hapet për pelegrinët palestinezë

Autoritetet egjiptiane hapin vendkalimin kufitar Rafah për të lejuar kalimin e pelegrinëve për në Arabinë Saudite.

Kalimi kufitar Rafah hapet për pelegrinët palestinezë

Autoritetet e Egjiptit kanë hapur përkohësisht kalimin kufitar Rafah për të lejuar pelegrinët palestinezë të udhëtojnë në Arabinë Saudite, ku do të kryejnë ritualin e Haxhit.

Në njoftimin me shkrim të drejtorisë kufitare të Gazës pranë Ministrisë së Brendshme thuhet se "Autoritetet egjiptiane sot në mëngjes kanë hapur vendkalimin kufitar Rafah për të lejuar pelegrinët nga Gaza të udhëtojnë në Arabinë Saudite".

Drejtori i pikës kufitare në anën palestineze, Hisham Adwan, tha se pritjet janë që kalimi kufitar sot të kalohet nga rreth 800 pelegrinë palestinezë dhe se kalimi kufitar do të mbetet i hapur për 4 ditë.

Autoritetet për menaxhimin e vendkalimeve kufitare deklaruan se numri i pelegrinëve palestinezë për në haxh këtë vit është rreth 2 mijë e 500.

Udhëheqja e Egjiptit pas grusht shtetit ushtarak të ndërmarrë më 3 gusht 2013 mbylli vendkalimin kufitar Rafah, të cilën herë pas here e hapë për kalime për një kohë të shkurtë.  



Lajme të ngjashme