Irak - OKB parashikon zhvendosje të mëdha civilësh për shkak të operacioneve kundër DAESH

Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare në Irak, Lise Grande në një deklaratë që bëri në zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se si pasojë e operacioneve ushtarake parashikohet që me qindra-mijëra civilë të zhvendosen në Irak.

786492
Irak - OKB parashikon zhvendosje të mëdha civilësh për shkak të operacioneve kundër DAESH
mosul
isis-u-padu-mosula-zarobio-dvije-hiljade-humv_trt-bosanski-45603.jpg
operacija-oslobaanja-mosula-odgoena-poslije-r_trt-bosanski-43101.jpg
10-11/Files/UploadedImages/9658112244trtbosanskiisisuzummarukodmosulaizasebeostaviopu31984.jpg
irak-isis-strijeljao-22-zarobljenika-u-mosulu_trt-bosanski-39551.jpg

Operacionet ushtarake që do të realizohen edhe në 3 rajone të tjera që kontrollohen nga DAESH-i do ti detyrojnë me qindra-mijëra civilë të zhvendosen nga shtëpitë e tyre, tha të martën Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare në Irak, Lise Grande në një konferencë për gazetarët organizuar në zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Pritet që pas Mosulit të ketë edhe 3 operacione të mëdha ushtarake në Telafer, Hawija dhe Anbar, tha Grande, duke shtuar se që nga viti 2014, kur DAESH-i kishte nisur të rrisë ndikimin e vet në Irak 5,3 milionë civilë janë detyruar të zhvendosen drejt zonave më të sigurta të vendit. Edhe pse ka nga ata që janë rikthyer në shtëpitë e tyre, problemi vazhdon të jetë ende i ndjeshëm për 3,3 milionë njerëz të tjerë, shtoi ajo.

Gjatë Ofensivës së Mosulit (operacioni ushtarak për çlirimin e Mosulit nga DAESH-i) 955 mijë vetë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre dhe pas fillimit të rikthimeve 810 mijë njerëz ende rezultojnë të shpërngulur, tha Grande.

Ofensiva ushtarake kishte zgjatur 9 muaj dhe çlirimi i Mosulit nga DAESH-i ishte shpallur më 10 korrik.



Lajme të ngjashme