Forcat Detare të Libisë shpëtojnë 139 migrantë

Emigrantët janë shpëtuar nga një gomone 20 milje detare larg prej kryeqytetit Tripoli.

Forcat Detare të Libisë shpëtojnë 139 migrantë

Forcat Detare të Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare (QMK) në Libi, kanë shpëtuar 139 migrantë të paligjshëm.

Zëdhënësi i Forcave Detare, koloneli Ejup Kasim, në deklaratën e tij për agjencinë zyrtare të vendit, LANA, theksoi se janë shpëtuar 139 migrantë të paligjshëm nga një gomone e cila ishte duke i transportuar 20 milje detare larg prej kryeqytetit Tripoli.

Kasim duke theksuar se migrantët e shpëtuar kanë shtetësi të vendeve të ndryshme afrikane, tha se mes tyre gjenden 5 gra dhe 3 fëmijë.

 



Lajme të ngjashme