Grafiti të Tramp në murin ndarës të Izraelit

Në “Murin e Ndarjes” në Bethlehem janë vizatuar grafitë gjigante të presidentit amerikan Donald Trump.

trump ayrim duvari grafiti.jpg

Në “Murin Ndarës” në Betlehem janë vizatuar grafitë gjigante të presidentit amerikan Donald Trump.

Në grafitin e parë, shfaqet Trump duke përqafuar kullën izraelite të rojës, ndërsa në të dytin, Trump është shfaqur sikur është duke thënë "Do ta ndërtoj një vëlla tëndin”.

Autori i grafitëve është i panjohur, mirëpo ajo që tërheq vëmendjen është mënyra si janë bërë që të sjell në mendje se janë vepër e artistit të famshëm rrugor Banksy.

Gjatë fushatës parazgjedhore, presidenti amerikan premtoi se do të ndërtojë një mur në kufirin me Meksikën me të cilin do të "parandalohen veprime të paligjshme", ndërkohë që për pagesën, tha se do ta bëjë Meksika.

Të enjten, "Washington Post" botoi një transkript të bisedës telefonike mes Donald Trump dhe presidentit meksikan Enrique Nieto Pena të zhvilluar më 27 janar, në të cilën Trump kërkon nga Nieto të mos flasë publikisht se Meksikës nuk i bie ndërmend të paguaj ndërtimin e murit.

Transkripti thotë: "Shiko Izraelin, Izraeli ka një mur, ndërsa të gjithë i thoshin se nuk ka dobi prej mureve". Ai tha gjithashtu tha se muri pengon 99 për qind të kalimit të njerëzve.



Lajme të ngjashme