Trump dekreton vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

Edhe pse “me të meta serioze” Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump “për hir të unitetit kombëtar” nënshkroi dekretin e draftit të projektligjit të Kongresit.

Trump dekreton vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

Edhe pse “me të meta serioze” Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump “për hir të unitetit kombëtar” nënshkroi dekretin e draftit të projektligjit të Kongresit për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut.

Drafti i miratuar parashikon që hapat që do të mund të hidhen nga ana e Trumpit në drejtim të ndryshimit ose të heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë paraprakisht duhet të marrin miratimin e Kongresit.

 

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ana e Presidentit Trump, thuhet se është nënshkruar projektligji i Kongresit i “Ligjit të luftës me anë të sanksioneve kundër armiqve të Amerikës”.

“Miratoj marrjen e masave të rrepta ndaj regjimeve të Teheranit dhe Phenianit për të dënuar aktivitetet e këqija të tyre. Gjithashtu përkrahë qartësimin se nuk do të tolerohet ndërhyrja në procesin demokratik të Amerikës dhe të radhitjes pranë aleatëve dhe miqve tanë përballë akteve shkatërruese dhe destabilizuese të Rusisë”, shkruan Trump në deklaratën e tij.

Krahas kësaj Trump shprehu shqetësimin e tij ndaj projektligjit të sanksioneve të reja të miratuar me shumicë absolute të votave në Kongresin Amerikan.

“Përcolla shqetësimin tim se autorizimi presidencial i Kongresit është uzurpuar në mënyra të ndryshme, ndërsa kompanitë amerikane kanë rënë në dezavantazh dhe janë dëmtuar interesat e aleatëve tanë evropian”, shkruan Trump në deklaratën e tij.

Së bashku me këtë Trump tha se projektligji është “me të meta serioze” kryesisht për shkak të tejkalimit të kompetencave presidenciale, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ky projektligj do të kufizoj kompetencat e ekzekutivit, do të vështirësoj arritjen e marrëveshjeve më të mira të ShBA-së, ndërsa do të afroj edhe më shumë Rusinë, Kinën dhe Korenë e Veriut”.

Në objektiv të sanksioneve të reja të miratuara javën e kaluar në Kongres dhe Senatin Amerikan janë personat të cilët përkrahin aktivitetet e Rusisë në Ukrainë ose biznesmenët që ndodhen në rrethin e Presidentit Vladimir Putin.

Ndërkohë që me anë të këtyre sanksioneve janë ngrirë asetet ruse në sektorët e naftës, financave, teknologjisë dhe armatim në vendet perëndimore, janë kufizuar edhe aktivitetet e reja.



Lajme të ngjashme