ShBA - A është duke u përgatitur Mike Pence për postin e Presidentit?

Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA nga radhët e Partisë Demokrate, Maxine Waters pretendoi se Ndihmëspresidenti, Mike Pence planifikon ceremoninë e fillimit të detyrës.

ShBA - A është duke u përgatitur Mike Pence për postin e Presidentit?

Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA nga radhët e Partisë Demokrate, Maxine Waters pretendoi se Ndihmëspresidenti, Mike Pence është duke bërë përgatitje për fillimin e mundshëm të hetimeve parlamentare ndaj Presidentit Donald Trump.

Në një postim të bërë nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, Waters shkruan se “Mike Pence planifikon ceremoninë e fillimit të detyrës”.

Ajo gjithashtu pretendoi se ish-shefi i kabinetit të Trumpit, Reince Priebus dhe ish-zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer do të administrojnë me procesin e kalimit të Pencit në postin e Presidentit.

 

Waters, e cila edhe më herët ka bërë thirrje disa herë për shkarkimin e Trumpit, në një fjalim të mbajtur në muajin maj ka thënë se “Jam shumë e vendosur për hapjen e hetimeve parlamentare ndaj Trumpit. Ai është një gënjeshtar dhe mashtrues”.

Në historinë amerikane deri më tani asnjë president nuk është shkarkuar me anë të hetimeve parlamentare, por 14 ndihmëspresident arritën që më pas të kalojnë në postin e Presidentit.



Lajme të ngjashme