Dhuna izraelite nuk do të ndalet për deri sa shoqëria ndërkombëtare e lejon këtë

Kryetarja e Qendrës për Përkujdesje dhe Hulumtime rreth Palestinës (docP), Sonja Zimmermann tha se kjo dhunë do të vazhdoj për deri sa shoqëria ndërkombëtare nuk thotë "mjaftë".

Dhuna izraelite nuk do të ndalet për deri sa shoqëria ndërkombëtare e lejon këtë

Kryetarja e Qendrës për Përkujdesje dhe Hulumtime rreth Palestinës (docP), Sonja Zimmermann, lidhur me zhvillimet e fundit në Jerusalem tha se dhuna do të ndalet atëherë kur bashkësia ndërkombëtare do t'i thotë “mjaft” Izraelit.

Zimmermann, e cila ndodhet në krye të qendrës me seli në Holandë, në një bashkëbisedim me gazetarin e AA-së ka folur për zhvillimet e fundit në Jerusalem dhe “intervenimin” e policisë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa.

Ajo tha se ndjehet shumë keq për mbylljen e xhamisë Al-Aksa dhe zhvillimet tjera të cilat e shoqëruan atë.

 

“Për vite të tëra Izraeli zbaton kufizime dhe ndalesa rreth xhamisë Al-Aksa. Gjithashtu për vite të tëra Izraeli vendos ushtarët rreth xhamisë me çka dëshiron të demonstroj se atje sundon Izraeli dhe se fjala e tij është e fundit. Ky shtet për vite të tëra zhvillon një politikë agresive mbi popullin palestinez”, tha ajo.

Zimmermann nënvizoi se në përpjekjet për të zgjeruar praninë e vet, Izraeli po ecën drejt vendosjes së një hegjemonie në territorin palestinez.

"Me bllokimin e xhamisë, me gërmimet në Al-Aksa dhe me ndërtimet e paligjshme të vendbanimeve, ai përjashton palestinezët duke synuar realizim e objektivave të veta. Të gjitha këto aktivitete e kanë kuptimin e një okupimi akoma më agresiv”, tha Zimmerman.

Duke vënë në dukje se organizatat ndërkombëtare të tilla si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) nuk kanë bërë mjaft për të ndalur Izraelin, ajo shtoi: “OKB miraton vendim për një vendim kundër Izraelit, por Izraeli nuk e pranon dhe akuzon OKB-në për antisemitizëm. Nëse anëtaret e OKB-së nuk përkrahin këto vendime dhe nuk luftojnë për të njëjtat, atëherë OKB-së i mbetet vetëm dërgimi i ndihmave humanitare. Përderisa bashkësia ndërkombëtare nuk thotë 'mjaft', dhuna izraelite nuk do të ndalet”, tha ajo.

Ajo theksoi se përmes qendrës së tyre tentojnë të ushtrojnë presion për bojkotimin e kompanive izraelite dhe t'i vendosen sanksione vendit. Siç vuri në dukje, qëllimi është që sa më shumë njerëz të kuptojnë faktin se e gjithë kjo që po ndodh ësjhtë e gabuar dhe se po shkelen të drejtat e popullit palestinez.

"Në qoftë se heshtim për dhunën do të jemi dëshmitarë të zhdukjes së një kombi", u shpreh Zimmermann. (AA)



Lajme të ngjashme