Pakistan – Jep dorëheqjen Kryeministri Sharif, i akuzuar për korrupsion

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, dha dorëheqjen të premten menjëherë pasi Gjykata e Lartë urdhëroi largimin e tij nga detyra për shkak të akuzave për korrupsion, të ngritura kundër tij dhe familjes së tij...

Pakistan – Jep dorëheqjen Kryeministri Sharif, i akuzuar për korrupsion

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, dha dorëheqjen të premten menjëherë pasi Gjykata e Lartë urdhëroi largimin e tij nga detyra për shkak të akuzave për korrupsion, të ngritura kundër tij dhe familjes së tij.

“Sharif tha se kishte dyshime për mënyrën e trajtimit të gjykimit, por megjithatë ai e pranoi vendimin e Gjykatës së Lartë” , njoftoi zëdhënësi i tij gjatë një deklaratë për shtyp.

Paneli prej pesë anëtarësh, të cilët urdhëruan autoritetet që të ngrinin padi penale kundër Sharif dhe familjes së tij e përjashtuan atë nga posti i kryeministrit të vendit.

“Ne do të përdorim të gjitha mundësitë kushtetuese dhe ligjore të disponueshme për të mbrojtur çështjen tonë”, njoftoi sot zyra e Sharif.



Lajme të ngjashme