Guterres i bën thirrje Izraelit për përmbajtje në çështjen e Xhamisë Al-Aksa

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) shprehu shqetësimet e tij nga përshkallëzimi i tensionimit në Xhaminë Al-Aksa.

Guterres i bën thirrje Izraelit për përmbajtje në çështjen e Xhamisë Al-Aksa

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres shprehu shqetësimet e tij nga përshkallëzimi i tensionimit në Xhaminë Al-Aksa, ndërsa Izraelit i bëri thirrje për përmbajtje.

Në deklaratën e bërë me shkrim Guterres shkruan se “Statusi i Xhamisë Al-Aksa para 14 korrikut duhet të respektohet plotësisht”.

Guterres shprehu kënaqësinë nga dialogu mes Jordanisë dhe Izraelit që zhvillohet në këtë kontekst, ndërsa shtoi se ky dialog duhet të vazhdoj për sigurinë e vizitorëve dhe besimtarëve.

 

Duke shprehur edhe shqetësimet nga ngjarjet që mund të jetohen Sekretari Guterres shkruan kështu: “Jam shumë i shqetësuar nga potenciali i përshkallëzimit të dhunës. Kërkoj nga të gjithë liderët politik, fetar dhe shoqëror ti shmangen akteve dhe retorikave provokative. Ndërkaq Izraelit i bëjë thirrje për përmbajtje”.

Policia izraelite më 14 korrik ditën e premte në Xhaminë Al-Aksa ka vrarë 3 palestinezë me pretekst se kanë kryer sulm të armatosur, ndërsa 2 policë izraelit të plagosur në këtë ngjarje humbën jetët në spitalin ku ishin duke u kuruar.

Forcat izraelite, të cilat mbyllën për falje Xhaminë Al-Aksa pas kësaj ngjarjeje, kanë hapur dy porta të Haram al-Sharif-it, por në këto porta vendosën detektorë të metalit. Pas reagimeve të shumta këta detektorë u hoqën.



Lajme të ngjashme