Gjendje alarmante, Roma racionon ujin e pijshëm si pasojë e thatësirës

Rreth 10 rajone që kanë kërkuar dekretimin e gjendjes së katastrofës natyrore, dëme të konsiderueshme në bujqësi si edhe Roma, me rreth tre milionë banorë, që racionon ujin e pijshëm.

Gjendje alarmante, Roma racionon ujin e pijshëm si pasojë e thatësirës

Italia po përballet me një prej thatësirës më të rënda të këtyre dekadave të fundit.

”Gjatë kësaj vere të thatë, Italisë i mungon ekuivalenti prej 20 miliardë metra kub ujë, rreth sa ekuivalenti i liqenit të Komos”, theksojnë ekspertët.

Në plan kombëtar temperatura mesatare që prej fillimit të vitit janë rritur me 0,9 gradë nga norma normale sezonale.

Sipas shërbimeve meteorologjike kombëtare, Italia ka regjistruar pranverën më të butë dhe të dytën më të thatë që prej 60 vitesh, gjë që ka shkaktuar një mungesë shirash prej 33 për qind në raport me mesataren në gjashtë muajt e parë të vitit.

“Të mos krijojmë alarm, ne kemi shmangur deri tani situatat e urgjencës në sajë të punës tonë të mbikëqyrjes dhe do të vazhdojmë në funksion të zhvillimit të kushteve atmosferike në ditët e ardhshme”, deklaroi ministri italian i Mjedisit, Gianluca Galletti.



Lajme të ngjashme