Irani dënon sanksionet e reja amerikane kundër programit balistik

Irani dënoi sanksionet e reja amerikane kundër programit për raketat balistike duke njoftuar masa reciproke...

773903
Irani dënon sanksionet e reja amerikane kundër programit balistik

Irani dënoi sanksionet e reja amerikane kundër programit për raketat balistike duke njoftuar masa reciproke, njoftoi të martën agjencia zyrtare iraniane e lajmeve “Irna”.

“Ministria iraniane e Punëve të Jashtme dënoi veprimin e pavlefshëm të SHBA-së për vendosjen e sanksioneve të paligjshme kundër personave të tjerë të përfshirë në programin balistik iranian”, konfirmoi një komunikatë e cituar nga Irna.

“Si kundërpërgjigje, Irani do të sanksionojë individë të tjerë dhe entitete amerikane që veprojnë kundër popullit iranian dhe popujve të tjerë myslimanë të rajonit”, vijon komunikata.

SHBA-ja njoftoi sot sanksione të reja kundër Iranit për ta dënuar për raketat balistike dhe aktivitetet e rrezikshme në Lindjen e Mesme, por i qëndroi marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor të Teheranit.



Lajme të ngjashme