Guterres publikoi një mesazh me rastin e përvjetorit të masakrës së Srebrenicës

“Sot kujtojmë dhe nderojmë mijëra burrat dhe fëmijët e masakruar. Solidarizohemi me familjet dhe miqtë e të privuarve nga jetët e tyre", shkruan Guterres në mesazhin e tij.

Guterres publikoi një mesazh me rastin e përvjetorit të masakrës së Srebrenicës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në mesazhin e tij të publikuar në lidhje me masakrën e Srebrenicës, e cila ndodhi para 22 vitesh gjatë Luftës së Bosnjës e që u krye nga ushtria serbe, tha se nevojitet një vështrim i drejt i së kaluarës.

Në mesazhin e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së rikujton se kanë kaluar plotë 22 vite nga masakra e Srebrenicës, e cila është krimi më i madh i kryer në Evropë prej themelimit të OKB-së e këtej.  

Guterres tërhoqi vëmendjen se edhe Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) i themeluar për ndjekje penale të atyre që janë përgjegjës për shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar në territoret e ish-Jugosllavisë do të përfundoj me punimet e tij, ndërsa vijoi me këto fjalë:  

“Sot kujtojmë dhe nderojmë mijëra burrat dhe fëmijët e masakruar. Solidarizohemi me familjet dhe miqtë e të privuarve nga jetët e tyre. Ngjarjet e tmerrshme në Srebrenicë të jetuara në korrik të vitit 1995 janë të vërteta historike dhe në mënyrë të hollësishme janë dokumentuar.

Trubunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë janë shprehur se ai ka qenë gjenocid. Tribunali përcaktoi përgjegjësinë penale dhe ndëshkimet për masakrën e Srebrenicës. Për të parandaluar përsëritjen e krimeve të tilla në të ardhmen duhet parë me sinqeritet në të kaluarën dhe të pranojmë rolet tona të cilat lejuan formimin e situatës për kryerjen e kësaj masakre”, porositi Guterres.

Guterres po ashtu tha se OKB-ja pranon pjesën e saj të përgjegjësisë për Srebrenicën dhe punon në atë që përmes këtyre gabimeve të nxjerrin mësim dhe asnjëherë të mos përsëritet.

Duke theksuar se për një të ardhme të mirë dhe të përbashkët të komunitetit doemos duhet të pranojë faktin dhe të vërtetën historike të tragjedive të së kaluarës, Guterres tha se Kombet e Bashkuara janë të vendosura të mbështesin përpjekjet për vendosjen e paqes, drejtësisë dhe dinjitetit të vazhdueshëm për të gjithë.



Lajme të ngjashme