Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Johnson u bën thirrje palëve për zgjidhjen e krizës së Gjirit

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson u bën thirrje palëve për heqjen e bllokadave dhe zgjidhjen e problemeve nëpërmjet dialogut.

Johnson u bën thirrje palëve për zgjidhjen e krizës së Gjirit

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson bëri thirrje për zgjidhjen e krizës së Gjirit nëpërmjet dialogut.

Sipas agjencisë së lajmeve të Kuvajtit KUNA, ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Sabah Halid Hamad es-Sabah u takua me homologun e tij Johnson, i cili ndodhet në Kuvajt për vizitë zyrtare.

Gjatë këtij takimi, ku u diskutua për çështjet rajonale, Johnson u bëri thirrje palëve të përfshira në krizë për heqjen e bllokadave dhe zgjidhjen e problemeve nëpërmjet dialogut.

Duke shprehur shqetësimet për zhvillimet në rajonin e Gjirit, Johnson shprehu mbështetjen për përpjekjet e Emirit të Kuvajtit Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah për zgjidhjen e krizës.

Ai po ashtu çmoi marrëdhëniet historike dhe të thella mes Kuvajtit dhe Britanisë së Madhe.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Kuvajtit lavdëroi Britaninë e Madhe për përpjekjet në zgjidhjen e krizës si dhe për mbështetjen e dhënë për ndërmjetësimin e Emirit të Kuvajtit.



Lajme të ngjashme