Hyn në fuqi marrëveshja e zonave jokonfliktuale në Siri

Marrëveshja për formimin e një zone jokonfliktuale në jugperëndim të Siri, ka hyrë në fuqi sot në orën 12.00 sipas orës lokale.

767283
Hyn në fuqi marrëveshja e zonave jokonfliktuale në Siri

Marrëveshja për formimin e një zone jokonfliktuale në jugperëndim të Siri, ka hyrë në fuqi sot në orën 12.00 sipas orës lokale.

Zonat e armëpushimit mbi të cilat arritën në marrëveshje Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia përfshijnë Kunejtran, Deraan dhe Suvejden.  

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se territoret jo konfliktuale në fjalë përbëjnë përparësi për SHBA-në.

 

Këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Herbert R. McMaster, duke theksuar se marrëveshja e armëpushimit në jugperëndim të Sirisë mbi të cilën janë dakorduar SHBA-ja dhe Rusia ka hyrë në fuqi sot në orën 12.00 me orën lokale, këto  territore përbëjnë përparësi për SHBA-në, paraqesin progres dhe me këtë marrëveshje premton shpresë.

Duke bërë të ditur se marrëveshja në fjalë është arritur mes SHBA-ve, Jordanisë dhe Rusisë, McMaster është shprehur më tej me këto fjalë: "Pas arritjes së marrëveshjes me qeveritë e Rusisë dhe Jordanisë Presidenti Donald Trump ka biseduar me shumë liderë në Samitin G-20 duke përshirë Presidentin Recep Tayyip Erdogan, Kryeministren britanike, Theresa May dhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel. SHBA-ja për të mundur DEASH-in, për të ofruar ndihmë në dhënin fund të krizës në Siri dhe për të siguruar kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre po bënë atë çfarë është e mundur. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm nga pikëpamja e këtyre objektivave të përbashkëta."

Marrëveshja në fjalë u njoftua pas takimit dypalësh mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, të cilët u takuan në Hamburg të Gjermanisë në kuadër të Samitit G-20.



Lajme të ngjashme