Zvicër - Guterres do të marrë pjesë në negociatat për zgjidhjen e problemit të Qipros

Vazhdojnë negociatat për gjetjen e zgjidhjes së problemit të Qipros, të filluara ditë më parë në qytezën Crans-Montana të Zvicrës.

Zvicër - Guterres do të marrë pjesë në negociatat për zgjidhjen e problemit të Qipros

Vazhdojnë negociatat për gjetjen e zgjidhjes së problemit të Qipros të filluara ditë më parë në qytezën Crans Montana të Zvicrës.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili udhëtoi në Crans Montana për të marrë pjesë në bisedimet e Qipros, pas takimit me Presidentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci dhe liderin greko-qipriot, Nikos Anastasiadis, do të kryesojë mbledhjen e pesëshes.

Pas ndryshimit të formatit të negociatave në takime marrin pjesë vetëm liderët, negociatorët dhe ministrat e Jashtëm të vendeve garantuese.

Mirëpo në negociata ende nuk është arritur progres.

Greqia dhe pjesa greke e Qipros vazhdojnë të insistojnë në heqjen e shprehjeve “garantues”, që i jep të drejt Turqisë për ndërhyrje ushtarake në rast të prishjes së rendit kushtetues dhe shprehjes “siguri” që nënkupton praninë e ushtarëve turq në ishull.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, pasi u shpreh se “Zero ushtarë dhe zero garanci, për ne nuk janë pikënisje për mbledhjeve”, tha: “Në qoftë se nuk do të ketë zgjidhje atëherë nuk ka kuptim të vazhdohen këto mbledhje”.

Çavusoglu, i cili nënvizoi se konferenca nuk përbëhet vetëm nga çështjet e “sigurisë dhe garancës”, tha se çështjet tjera që paraqesin themelet e negociatave të Qipros janë negociuar në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

Mevlut Çavusoglu gjithashtu bëri të ditur që “në qoftë se nuk arrihet në konsensus në të gjitha çështjet, atëherë kjo do të thotë se nuk është arritur konsensus për asnjërën prej tyre”.

Ministri i Jashtëm turk këtë konferencë e cilësoi duke thënë se “Kjo është një konferencë finale. Kjo është konferenca e fundit”.



Lajme të ngjashme